Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, e ka cilësuar protestën e djeshme para sindikatës si tentim që të dobësohen pozicionet e sindikatës.
Sipas tij, ata që u mblodhën aty, me siguri janë të manipuluar ose të painformuar.
“Tubime të tilla të paidentifikuara, ku nuk e dimë se kush është organizatori, as qëllimi, nuk na shpi drejt asgjë dhe me siguri kjo është tentim për dobësimin e pozicioneve të SASHK-ut, prishjen e unitetit, Prej këtu duhet filluar- cili është qëllimi i reagimeve të tilla të ashpra”, tha Nedellkov, duke shtuar se tubimet e tilla nuk do ta pengojnë që të punojë sipas ligjit dhe të bëj përpjekje për të drejtat e punëtorëve. /Schoolture.info