UNICEF/ Di Gjovani: Mësuesit kanë të drejtë greve, por kjo nuk duhet të ndikojë në procesin mësimor

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricija Di Gjovani në konferencën për media duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me grevën e mësimdhënësve, tha se mësuesit kaun të drejtë të grevojnë, megjithatë duhet të gjendet mënyrë që kjo të mos ndikojë mbi mësimin e fëmijëve, ngase sipas saj, fëmijët duhet të jen në bankat shkollore.
“Dëshirojë t’i përkrah mësimdhënësit në të drejtat e tyre ligjore të kërkojnë standard më të mirë, paga më të larta, por kjo assesi nuk duhet të jetë mbi shpinën e nxënësve të cilët edhe ashtu për shkak pandemisë humbën shumë nga mësimi”, ka shtuar ajo.
Ajo tha se UNICEF nuk do ta komentojë grevën e mësimdhënësve, por siç tha është mirë që të gjendet ndonjë mënyrë inovative me të cilën nuk do të përfshihen fëmijët.