GREVA/ LSDM akuzon SASHK-un për agjendë politike në dëm të nxënësve

LSDM i ka reaguar konferencës për shtyp të SASHK-ut, në të cilët, këta të fundit thanë se nuk pranojnë rritjen prej 10% të rroga.

Sipas LSDM-së, paraqitja e sotme e SASHK-ut, i ngjason një paraqitje politike me agjendë politike dhe kërcënime në dëm të nxënësve.

“Refuzimi i SASHK për rritje të pagave në lartësi prej 10%, përkatësish për 2.500 deri 3.000 denarë në kohë krize e vërteton këtë”,

Sipas tye, SASHK nuk ka bazë formale për grevë për shkak se sipas Ligjit për pagë minimale, harmonizimi i pagave kryhet në afat prej 6 muajve, që do të thotë se greva para këtij afati është kërcënim i paramenduar.

“Pse kryesia e SASHK nuk i përmend fëmijët të cilët janë më të rëndësishmit. Pse nuk u përmendën prindërit”, pyesin nga LSDM.

Në fund ata shtojnë se e drejta për grevë është e garantuar, por edhe e drejta për arsim.