GREVA/ SASHK do shqyrtojë konkluzionet e Qeverisë dhe do të prononcohet, deri atëherë…

Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) pret t’i marrë konkluzionet e sotme të Qeverisë lidhur me grevën e përgjithshme të të punësuarve në kopshtet për fëmijë, shkollat fillore dhe të mesme, pas çka do t’i shqyrtojë dhe do të prononcohet për to.

.

“Këshilli i SASHK-ut gjatë ditës së nesërme do të mbajë seancë në të cilën në mënyrë të thuktë do ta analizojnë qëndrimin e Qeverisë dhe do të prononcohet për të. Deri atëherë, gjegjësisht derisa anëtarët e SASHK-ut nuk prononcohen më ndryshe, greva vazhdon”, shkroi në Fejsbuk kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.

Shërbimi për shtyp i Qeverisë sot kumtoi se Qeveria në seancë i ka angazhuar ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, të Punës dhe Politikës Sociale dhe të Financave me ribalancin e Buxhetit të parashohin mjete për rritjen e pagave të të punësuarve në arsim dhe kopshte për 10 për qind. Më pas bënë thirrje SASHK ta pranojë këtë rritje dhe, siç potencuan, në interes të fëmijëve të vazhdojë procesi arsimor dhe përkujdesës.