Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i pyetur në lidhje me grevën e mësimdhënësve, tha se ata kishin propozuar amendament për rritje linear të rrogave, i cili ishte refuzuar. Ai tha se nëse do të ishte pranuar ky amendament nuk do të ishim në situatën ku ndodhemi sot, pra kur mësimdhënësit janë në grevë.
“Qeveria të mos bëj viktimën sepse ata janë që kanë krijuar problemin. E dyta, ne e dimë se sa e kanë hallin te nxënësit, sepse nuk ka kaluar viti kur me muaj të tërë nxënësit nuk mbanin dot mësim, shkaku i pandemisë, mësimi online me eksperimentet që kur nuk funksionuan, me mijëra nxënës që nuk i kishin mundësit teknike pëer mësimin online dhe sot e kësaj dite asnjëherë nuk i kanë përmendur, dhe tani u paska shku mendja tek nxisnit dhe prindërit e tyre”, deklaroi Ziadin Sela.
Ai tha se halli i tyre është një: ruajtja e pushtetit, dhe jo nxënësit dhe prindërit e tyre.
“Ne si ASH, ju qëndrojmë maksimalisht arsimtarëve në të drejtën e tyre. Në fund të fundit pse duhet të harrojmë ne këto eksponentët e Qeverisë, në kohë të zgjedhjeve, në zgjedhjet e fundit të 2020-tës, a ju kujtohet që BDI ka premtuar 600 euro rrogë për arsimtarët, infermierët dhe disa punonjës tjerë. 600 euro rrogë ka premtuar”, shtoi më tej Sela, duke thënë se duhet ua kujtuar premtimet.
Sela tha se duhet të ndalojnë shantazhet ndaj mësimdhënësve.