Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski thotë se janë të gatshëm për bisedime me Sindikatën e Arsimit dhe Shkencës, por të njëjtat të mos kushtëzohen me grevë.“Jemi të hapur për dialog për arritjen e sistemit për rritje të pagave, i cili nuk do të kushtëzohet dhe shkaktohet nga grevat dhe pakënaqësitë. Në atë drejtim e inkurajoj sindikatën, që të vazhdoj dialogun dhe të ndërmerr përgjegjësin për zgjidhje të përhershme për rritje të pagave përmes modelit të konfirmuar për rritje të pagave”, ka thënë kryeministri Kovaçevski