Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkovski në konferencën për media tha se sipas informacioneve të tyre grevë ka pasur në të gjithë institucionet në Maqedoninë e Veriut, në çerdhet, shkollat e mesme dhe fillore.
“Fillimi kësaj greve është mesazh i mirë për Qeverisë, se këta veprimtari kanë problem serioz në lidhje me statusin e tyre social dhe për këtë arsye numri i grevistëve është i madh. Duhet të theksojmë se në çerdhet ka më tepër presione dhe probleme në lidhje me insistimin e drejtorëve të çerdheve që edukatorët me çdo çmim të hyjnë tek fëmijët”, ka deklaruar Jakim Nedellkovski.
Ai tha se ata kanë paralajmëruar kallëzime penale kundër gjithë atyre që dëshirojnë ta pengojnë grevën.
Në lidhje me bisedimet, kreu i SASHK-ut, tha se ata janë të gatshëm të bisedojnë dhe të prezantojnë argumentet e tyre.