“WhatsApp” teston funksionin kundër lajmeve të rreme

“WhatsApp” po teston një funksion për të reduktuar përhapjen e lajmeve të rreme.

Sipas sajtit “WABetaInfo” me përditësimet e reja administratorët e grupeve mund të bllokojnë përfundimisht dërgimin e mesazheve të përcjella shpesh falë një opsioni të veçantë që mund të zgjidhet nga menyja e konfigurimit.

Pasi të aktivizohet funksioni, asnjë anëtar i grupit nuk do të jetë në gjendje të dërgojë këtë lloj mesazhi, i cili do të shënohet me fjalën “Frequently Forwarded”.

Ky funksion është integruar për momentin vetëm në aplikacionet e pajisjeve Android, por nuk përjashtohet që në të ardhmen mund të futet në iOS.

Prej kohësh “WhatsApp” ka nisur të etiketojë imazhet e përcjellura e madje të vendosë edhe kufij sesa herë një mesazh mund të përcillet pas spekulimeve se platforma po përdoret nga trafikanët e fëmijëve.

Gjithashtu kompania është duke shpërblyer hulumtuesit të cilët studiojnë përhapjen e dezinformimit në aplikacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *