NJË VIRUS NË WHATSAPP MUND TË NDRYSHOJË MESAZHET TUAJA

Mjeti bën të mundur manipulimin veçorisë së citimit të WhatsApp, për ta bërë të duket sikur dikush kishte shkruar diçka që nuk e ka shkruar.

Një mjet i ri që përdor një dobësi të Facebook WhatsApp ju lejon juve të “vendosni fjalët në gojët e njerëzve”

Një ekip nga firma e kontrolli të sigurisë kibernetike Checkpoint ka demostruar se si ky mjet mund të përdoret për të ndryshuar tekstin brenda mesazheve të cituaram duke bërë të duket sikur një person të ketë thënë diçka që nuk e ka thënë në të vërtetë.

Studiuesi Oded Vanunu tha për BBC se mjeti bën të mundur që “virusi” të manipulojnë bisedat në platformë. Megjithatë Facebook nuk dha ndonjë koment në lidhje me çështjen.

Gjithashtu mjeti lejon sulmuesin të ndyshojë mënyrën e idenfikimit të dërguesit të mesazhit, duke bërë të mundur që ti atribuojë një koment tek një burim tjetër.

Një çështje e tretë e theksuar nga studiuesit është rregulluar me sukses nga Facebook. Problemi qëndronte se përdoruesit mund të mashtroheshin duke i bërë të besojnë se po i dërgonin mesazh privat një personi, kur në fakt mesazhi mund të dërgohej në ndonjë grup publik.

Edhe pse problemi i tretë u zgjidh, Facebook është shprehur se dy çështjet e para nuk mund të zgjidheshin për shkak të “kufizimeve në infrastrukturë” në Whatsapp.