Kompjuteri vjen me të gjithë komponentët dhe aksesorët e nevojshëm për funksionim.
Ofertimi aktualisht qëndron në 241,557 dollarë dhe përfundon më 15 dhjetor – por parashikimet janë që të shitet me një çmim përfundimtar prej 375,000 dollarësh, raportoi Daily Mail. I lansuar në vitin 1976, Apple 1, produkti i parë i gjigantit të teknologjisë, u shit si një bord qarku i montuar, dhe i mungonin pajisjet bazë si tastierë ose monitor.
Por ndryshe nga kompjuterët e njohur Apple-1, kjo njësi nuk ka pasur asnjë modifikim në tabelën fizike dhe prototipi është “i pastër dhe i papërdorur”. Kompjuteri tani po shitet nga RR Auction, një shtëpi ankandi me qendër në Boston të SHBA-së.
“Aspekti më i shquar i këtij kompjuteri Apple-1 është se ai është i formësuar që të jetë plotësisht funksional”, ka thënë shtëpia e ankandeve.
“Kompjuteri funksioni pa gabime për rreth tetë orë në një test gjithëpërfshirës”, ka shtuar shtëpia.