Pothuajse një vit pas prezantimit të sensorit 200-megapiksel nga Samsung, smartfoni i parë në botë me këtë sensor është lançuar.
Motorola X30 Pro debutoi ditën e Enjte në Kinë dhe përdor sensorin ISOCELL HP1 si kamër kryesore. Është flagshipi më i fundit i kompanisë, shkruan PC World.
Motorola X30 Pro ka sensorin 200-megapiksel me stabilizim optik dhe hapje f/1.95. Mund të kapë imazhe 12.5-megapiksel duke kombinuar 16 pikselë në një piksel të vetëm prej 2.56um. kamera e pasme mund të regjistrojë video 8K me 30fps dhe 4K me 60fps.
Gjithashtu ka edhe dy kamera të pasme, 50-megapiksel ultra-wide dhe 12-megapiksel telefoto me zmadhim optik prej 2x dhe PDAF. Përpara telefoni ka kamër selfie 60-megapiksel prodhuar nga Omnivision dhe regjistron video 4K me 30fps.
Smartfoni i rangut të lartë ka ekran 6.7-inç OLED FHD+ me frekuencë 144Hz. Është i pajisur me procesorin Snapdragon 8+ Gen 1, 8/12GB RAM, 128/256/512GB memorie, Wi-Fi 6E, Bluetooth 5.2, GPS, NFC, USB-C dhe skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran.
Motorola X30 Pro fuqizohet nga një bateri prej 4,610 mAh me karikim 125-vat me kabëll dhe 50-vat me wireless. Çmimet fillojnë nga 548 dollarë deri në 668 dollarë.