Apple prezantoi iPhone 12, por sa do të kushtojë një telefon i ri?

Apple përmes një organizimi madhështor ka prezantuar telefonin më të ri të mençur – iPhone 12.

Pas prezantimit dhe zbardhjes së disa karakteristikave, Apple ka zbuluar edhe çmimet e versioneve të ndryshme të telefonave.

IPhone 12 Pro fillon me 999 dollarë (850 euro), ndërsa Pro Max kushton 1099 dollarë (919 euro), transmeton Telegrafi.

IPhone Mini fillon me 699 dollarë (595 euro), ndërsa iPhone 12 me 799 dollarë (680 euro).

Modelet e vjetra gjithashtu janë më të lira. IPhone 11 kushton 599 dollarë (510), ndërsa iPhone XR 499 dollarë (410 euro). IPhone SE kushton 399 dollarë (310 euro).

iPhone 12 dhe 12 Pro do të jenë në dispozicion për para-porositje më 16 tetor dhe në dyqane më 23 Tetor. Mini dhe Max do të dalin në treg më 6 Nëntor/13 Nëntor. /Telegrafi/