SHKENCTARËT/ Kimet Jusufi nga Gostivari në top 2 për qind me më shumë ndikim në botë

Kimet Jusufi, profesor Universitar dhe personi në top dy për qind të shkencëtarëve më me ndikim në botë, mbrëm në Rruga Drejt ka folur në lidhje me profesionin e tij, dhe formulën e suksesit.

Ai ka thënë se janë dy formual për sukses, derisa punën e tij si shkenctarë e ka quajtur profesion që padyshim do sakrificë.

“Puna në radhë të parë është formual e suksesit, ndërsa e dyta është se nëse do të japësh kontribut në atë profesion që ke, duhet ta duash atë profesion. Dhe kjo rrugë për mua ishte normal e rëndë, por njeriu nuk dorëzohet. Shkenca, aty ku unë punoj është e vështirë dhe do sakrificë.  Por ëhstë pjesa e bukur aty, kurioziteti për ta kuptu botën, universin, natyrën, ligjet e natyrës dhe kur këtë e kombion me teknologjinë që sot kemi, njerëzit bëjnë gjëra të jashtëzakonshme”, tha ai. /Alsat/