“Space Perspective”, me bazë në Florida, synon të marrë klientët me pagesë në fluturimet drejt skajit të kozmosit që në vitin 2024. Duke kushtuar 125.000 dollarë për person, një biletë do t’ju sigurojë vendin në kabinën që merr (transporton) deri në tetë pasagjerë në udhëtimin vajtje-ardhje gjashtë orësh.
“Tullumbacja hapësinore”, e quajtur “Spaceship Neptune”, përmban pamje të mëdha 360 gradë, ndenjëse të shtrira dhe madje një bar që shërben për kokteje. Kamerat teleskopike të vendosura rreth pjesës së jashtme të saj do t’i lejojnë pasagjerët të kenë një pamje më të afërt të planetit tonë.
“Space Perspective” shpreson të fillojë të fluturojë me kabinat e veta nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida nga fundi i vitit 2024. Të mërkurën, kompania zbuloi një “dizajn krejtësisht të ri kapsule” për anijen kozmike “Neptun’ përmes një sërë përshtypjesh artistësh.
Dizajni është kryesisht i njëjtë me përsëritjet e mëparshme, me një kapsulë sferike që varet mbi kabllot nën një tullumbace të madhe. Me dritare 1.5 metra të larta, ndenjëse të thella, tone të errëta vjollcë dhe ndriçim të ulët, atmosfera bie në kontrast me kapsulat e bardha dhe të dezinfektuara të konkurrentëve të kësaj kompanie.
Lidhja Wi-Fi dhe një bar pijesh rrethojnë “Space Lounge” brenda kapsulës së “Neptunit” të kompanisë. Nëse me të vërtetë kjo përbën fluturim në hapësirë, është një çështje e debatuar.
Baloni arrin një lartësi prej 20 miljesh (30 kilometra), shumë më ulët se rivalët “Virgin Galactic”, që shkon pak më shumë se 50 milje lartësi, ose “Blue Origin”, që shkel linjën Karman, 62 milje mbi nivelin e detit, kufiri hapësinor i njohur ndërkombëtarisht.
20 milje është ende shumë më lart se avionët komercialë, të cilët ngjiten rreth gjashtë milje. “Ne jemi mbi 99 për qind të atmosferës së Tokës”, – tha bashkë-themeluesja Jayne Poynter, që do të thotë se pasagjerët do të shohin vërtet ngjyrën e zezë të hapësirës.
Nuk kërkohet trajnim i veçantë. Baloni ngjitet me një shpejtësi të qetë 12 milje në orë (19 kilometra në orë), dhe kompania e prezanton veten si një alternativë më e gjelbër, me zero emetime ndaj karburanteve të raketave.
Ata synojnë të marrin hidrogjenin për balonën nga burime të rinovueshme, në vend që ta nxjerrin atë nga lëndët djegëse fosile. Çmimi për udhëtimin me dy orë lart, dy orë me rrëshqitje dhe dy orë zbritje, i cili përfundon me një spërkatje të oqeanit, është dukshëm më i ulët se biletat e “Virgin Galactic” (450.000 dollarë për një udhëtim).
“Blue Origin” nuk i bën të ditura çmimet e veta, por mendohet se janë shumë më tepër. Katër sipërmarrës që fluturuan në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me një anije “SpaceX” i paguan nga 55 milionë dollarë secili kompanisë “Axiom Space” për privilegjin.
Një gjë që pasagjerët nuk do ta përjetojnë është ndjenja e mungesës së peshës. Me aeroplanin hapësinor të Virgin dhe raketën e “Blue Origin”, pasagjerët mund të zhbllokohen dhe të notojnë kur motorët e raketës janë ndalur, por anija vazhdon të lëvizë lart për disa minuta përpara se graviteti ta tërheqë përsëri poshtë.
Pasagjerët në anijet kozmike “SpaceX” dhe ISS, gjithashtu përjetojnë mungesë peshe të dukshme, sepse po rrotullohen rreth Tokës. “Space Perspective” planifikon 25 fluturime në vitin e saj të parë, me të gjitha vendet e rezervuara tani. Më shumë se 600 bileta janë shitur deri më tani, sipas kompanisë. /NOA/