Vaksinimi/ Mbi 1.600 fëmijë dhe të rinj mbi 12-vjeç janë paraqitur për t’u vaksinuar kundër KOVID-19

Mbi 1.600 fëmijë dhe të rinj prej  moshës 12 deri në 18 vjeç kanë shprehur interesim për t’u vaksinuar kundër Kovid-19, i cili duhet të fillojë të hënën. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një postimi në profilin e tij në Fejsbuk sqaroi se në vendin tonë ka vaksina të mjaftueshme në dispozicion dhe se sa më shumë qytetarë të imunizohen aq më shpejt do të arrijmë në imunitetin kolektiv.

Venko Filpçe, Ministër i Shëndetësisë

“Vaksinat kundër Covid 19 ulin shfaqjen e komplikacioneve dhe rezultatit të vdekjes nga sëmundja. Për të arritur qëllimin e vaksinimit është e nevojshme të vaksinohen sa më shumë qytetarë. Vaksinat kemi mjaftueshëm, dhe procesi i imunizimit funksionon shkëlqyeshëm, për një periudhë relativisht të shkurtër, shumë qytetarë vaksinohen në rrezik më të madh për komplikacione nga sëmundja”

Interes më të madh personat e moshave të ulëta kanë shprehur në qytetin e Shkupit, edhe atë në poliklinikat Bukuresht, Jane Sandaski, Çair dhe Bit Pazar. Vaksinimi do të jetë në pikat ekzistuese të vaksinimit në qytet që ata kanë deklaruar gjatë regjistrimit, informuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.