Ushqimet që rrisin më tepër tensionin e lartë të gjakut

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se tensioni i lartë i gjakut shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve. Tensioni i lartë trajtohet me medikamente, por ka një sërë ushqimesh që e rrisin tensionin.

Nëse dëshironi të shmangni rritjen e tensionit të gjakut, ekspertët e Shëndetësisë këshillojnë që të përdoret kripa sa më pak si dhe të kryhet sa më shumë aktivitet fizik.

Cilat janë ushqimet që rrisin tensionin? Mishi i kuq: Mishi i kuq është i shijshëm por përmban shumë kolesterol dhe dëmton zemrën dhe enët e gjakut. E njëjta gjë vlen për pançetën, sallamin apo proshutat.

Picat e ngrira: Këto ushqime mund të tingëllojnë ideale për një darkë të shpejtë, por një racion i kësaj pice përmban 1,000 miligramë sodium. Prodhuesit e saj shtojnë kripë dhe substanca shtesë për ruajtjen e picës duke rritur rreziqet për tension të lartë.

Salcat e paketuara të domates: Salcat e domateve me paketime qelqi ose metalike rrisin tensionin e gjakut. Një paketim me salcë domate përmban 654 miligramë kripë. Një racion me makarona me salcë domate dhe mish përmban 1,300 miligramë kripë.

Turshitë e gatshme: Turshitë e tjera përveç lakrës, si domatet apo kastravecat janë të zhytura në lëng me kripë. Një filxhan me kastraveca turshi përmban 1,251 miligramë sodium.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë nuk duhet të hanë turshi të tilla. Maksimumi duhet të konsumojnë turshi të bëra vetë.

Alkooli: Një sasi e vogël alkooli nuk shkakton dëme, por nëse e teproni me pirjen e alkolit atëherë ju do të rrisni tensionin e gjakut.

Alkooli mundet të ndërhyjë kundër medikamenteve të tensionit të gjakut dhe të ulë efikasitetin e tyre.

Ëmbëlsirat e paketuara: Ëmbëlsirat, biskotat me mbushje shumëngjyrëshe që shiten në paketime të bukura janë të mbushura me sheqerna, yndyrna të ngopura dhe kripëra. Ushqime të tilla rrisin tensionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe gjasat e mbipeshës.