TRAGJEDIA NË TETOVË/ Zaev thotë se nuk sheh gabim te ministri, nuk e pranon dorëheqjen

Kryeministri Zoran Zaev në një deklaratë për shtyp pranë Qeverisë duke folur për tragjedinë e Tetovës, tha se nuk ka asnjë arsye për të pranuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe të vartësit të tij, Ilir Hasani. Ai tha se është i bindur se Flipçe dhe Hasani kanë punuar me dinjitet të lartë dhe profesionalizëm dhe për këtë ai nuk do të pranojë dorëheqjen e tyre. Zaev tha se deri tani nuk është provuar asnjë gabim human prandaj ai nuk do të pranonte dorëheqjet vetëm për arsye morale.

“Me shumë vëmendje e lexova raportin e hetuesve për arsyet e zjarrit në spitalin modular. Siç është bërë publike, në raport është konfirmuar se zjarri është pasojë e lidhjes së shkurt nga qarku elektrik. Në bazë të këtyre dhe informacioneve të  siguruara më herët, dëshirojë ta njoftojë opinionin se nuk ka arsye për të pasur përgjegjësi politike ose menaxheriale tek ministri Filipçe dhe zv/ministri Hasani”, deklaroi Zaev