STUDIMI I CDC-SË/ Të pavaksinuarit kanë 17 herë më shumë gjasa të hospitalizohen për shkak të kovid-19

Personat e pavaksinuar kanë 17 herë më shumë gjasa të hospitalizohen për shkak të komplikimeve nga kovid-19 sesa personat e vaksinuar plotësisht, tregon hulumtimi më i ri i Qendrës për kontrollin parandalimin e sëmundjeve (CDC), transmeton Portalb.mk.

Sipas rezultateve të hulumtimit, të rriturit e pavaksinuar kanë 17 herë më shumë gjasa të hospitalizohen, përfshirë edhe në periudhën kur dominant ishte varianti delta.

“Vaksinat vazhdojnë të luajnë një rol kritik në parandalimin e pasqyrës serioze klinike të kovid-19 dhe mbeten shumë efektive në parandalimin e hospitalizimeve”, theksohet në studim.

Duke filluar nga 21 gushti 2021, më shumë se 60 përqind e popullsisë amerikane nën moshën 18 vjeç është vaksinuar me vaksina që janë shumë efektive në parandalimin e hospitalizimit nga koronavirusi.

Sipas studimit, nga 1 janari deri më 30 qershor 2021, rastet e të vaksinuarve plotësisht të hospitalizimit janë rritur nga 1 (0.01%) në 321 (16.1%) në muaj. Midis 4.732 ekzemplarëve, personat e vaksinuar plotësisht, të pranuar me kovid-19 ishin më të vjetër se personat e pavaksinuar (mosha mesatare 73 vjeç). Normat kumulative të hospitalizimit ishin 17 herë më të larta te personat e pavaksinuar në krahasim me personat e vaksinuar (423 raste për 100.000 banor kundrejt 26 për 100.000 banor), normat ishin 23, 22 dhe 13 për ata të moshës 18-49, 50-64. Për 27 qershor – 24 korrik, normat e hospitalizimit ishin 10 herë më të larta te personat e pavaksinuar, krahasuar me personat e vaksinuar për të gjitha grupmoshat gjatë gjithë javëve.