Nuk ka masa të reja kundër koronavirusit, vendosën nga KSI

Komisioni për Sëmundje Infektive nuk rekomandon masa kufizues ndaj Kovid-19. Komisioni në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar gjendjen epidemiologjike në vend, dhe ka konstatuar se javën e kaluar ka pasur një rritje të lehtë të numrit të infektuarve, respektivisht 8.5 për qind, që është një rritje dukshëm më e ulët krahasuar me javën e kaluar. Nga atje thonë se vendi jonë është në fazën e transmetim të gjerë, me kapacitete adekuate reagimi.
“Në këto kushte, Komisioni nuk rekomandon vendosjen e masave të reja kufizuese dhe apelon qytetarët që të sillen me ndërgjegje dhe të respektojnë masat që janë në fuqi, domethënë mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në objektet shëndetësore, farmaci, në transportin publik dhe në ambientet e kujdesit familjar. Është e një rëndësie të veçantë që qytetarët që kanë simptoma ose dyshojnë se janë COVID-pozitiv, të sillen me përgjegjësi dhe të mbrojnë njerëzit përreth tyre duke shmangur kontaktin e ngushtë me persona të tjerë dhe duke qëndruar në dhoma të mbyllura pa maska”, thonë nga KSI.
Apeli për kujdesje mbetet për të gjithë qytetarët, veçanërisht për qytetarët që i përkasin grupeve të rrezikuar. Ndërsa autoritetet shëndetësore gjithashtu vazhdojnë apelin për vaksinimin kundër kovid-19.