Një sukses i jashtëzakonshëm për mjekësinë e vendit tonë, realizohet transplantimi i parë i zemrës (VIDEO)

Një pacient 54 vjeçar, ka pritur gjatë për një dhurues të organit më të rëndësishëm jetik, zemrës. Një shpresë, një donatore- paciente e cila e ka humbur betejën me jetën, një operacion që zgjati gjashtë orë e që rezultoi i suksesshëm, ky është tregimi i transplantimit të parë të zemrës në Maqedoninë e Veriut. Operacioni u realizua në klinikën shtetërore të kardiokirurgjisë, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë përmes komunikatës që transplantimi i zemrës së re në trupin e 54 vjeçarit u bë në orën 2 pas mesnate. Nga i njëjti donator, dhurohen edhe dy veshkët e tij, të cilat në klinikën për urologji transplantohen tek dy pacientë me dobësim kronik të veshkëve, që siç njoftojnë nga ministria e shëndetësisë, me vite kanë qenë në dializë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, nëpërmjet komunikatës falënderon para se gjithash familjen e dhuruesit dhe ekipin që e realizoi transplantin.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

“Transplantimi është i suksesshëm. Kjo është ditë e madhe për ne. E veçantë në shumë gjëra. Do të doja fillimisht t’i faleminderohemi familjes së dhuruesit. Të sillet vendim që të dhurohen organet në momentin kur e keni humbur të dashurin, është e vështirë. Nuk mund të paramendohet sa e vështirë, Nevojitet shumë forcë, shumë dashuri dhe shumë humanitet, të mendoni për jetën e një të të huaji në momente kur e dini se e keni humbur më të afërmin. Për këtë u jemi pafundësisht faleminderues. Ata janë heronjtë e këtij tregimi. Do të doja t’u faleminderohem mjekëve të sektorit publik dhe privat të shëndetësisë, motrave medicinale, koordinatorëve dhe të gjithë atyre që në mënyrë ekipore e realizuan transplantimin. Ky është një sukses i madh për shëndetësinë tonë”Transplantimin e parë kadaverik të zemrës, gjegjësisht transplantim nga një dhurues i vdekur, e ka kryer ekipi nga tre kardiokirurg nën udhëheqjen e prof.dr. Sashko Jovev nga kardiokirurgjia shtetërore, dr. Zhan Mitrev nga “Klinika Zhan Mitrev”, dr, Aleksandar Nikoliq nga spitali “Axhibadem Sistina” dhe anesteziologu dr. Maja Mojsova nga Klinika universitare për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv, njëherit edhe koordinuese kombëtare për transplantim.

Në këtë procedurë ishin të përfshirë edhe mjekët e Institutit për transfuziologji, të cilët kanë bërë përpunim të tërësishëm për përputhjen e donatorëve dhe marrësve të organeve, mjekët e Institutit për radiologji që i kanë bërë incizimet e nevojshme dhe mjekët e Klinikës për nefrologji që i kanë udhëhequr dhe përgatitur për transplantim pacientët në dializë.

Pacientët që i kanë marrë organet, janë zgjedhur nga listat nacionale për pritje të zemrës dhe veshkëve, sipas kritereve mjekësore për përputhje, të përgatitura dhe menaxhuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Burimi: Tv Shenja