Ja ushqimet që mposhtin vapën dhe ju japin qëndrueshmëri

Vapa në rritje jo më kot shkakton mosqëndrueshmëri, pasi eliminimi i lëngjeve nga trupi i ngjan pikërisht tharjes së një pusi.

Përvec konsumimit të madh të ujit, ka një listë të rekomanduar nga ekspertët lidhur me llojin e ushqimit që duhet përdorur në temperatura të larta.

Lista është si më poshtë:

Kos frutash: Është kombinimi ideal i mëngjesit në mot të nxehtë. Frutat, të cilat kanë përmbajtje të lartë uji, të ndihmojë që të mbash trupin të hidratuar. Sa më të hidratuar ta kesh trupin gjatë ditës, aq më të freskët e ndien veten. Nga ana tjetër, edhe kosi është i pasur me një bakter Lactobacillus acidophilus, i cili mbron trupin nga helmimet, gjë që ndodh rëndom në rastet e temperaturave të larta, atëherë kur ushqimi është vështirë të ruhet gjithmonë i freskët.

Perime: Është shumë e rëndësishme që nivelet e ujit në trup t’i mbash të ekuilibruara jo vetëm me fruta dhe lëngje, por edhe me perime. Zgjidh sidomos ato produkte që përmbajnë shumë ujë.

Tarator: Salca greke, me kos dhe kastravec, ka një përmbajtje uji deri në 94 për qind.

Banane: Janë një burim i pasur me kalium, i cili ndihmon për të rregulluar nivelin e lëngjeve në trup, pas djersitjes së tepërt. Ushqimet e pasura me kalium, si perimet jeshile, fasulet e pjekura, frutat e thata dhe drithërat janë të rekomanduara gjatë periudhës së nxehtë. /tesheshi.com/