Agjencia për ushqim dhe veterinari njoftoi konsumatorët se produkti i pasigurt qumështi MILKANO 3.2%, është duke u tërhequr për shkak të pranisë së aflatoksinës M1 me numër serik/lot – LOT FD04. Ata u bëjnë thirrje konsumatorët e fundit që kanë blerë produktin e mësipërm me numrin serik/lot të theksuar, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë.
Marketi Stokomak ka lëshuar njoftim në faqen e tij zyrtare në Facebook mbrëmë në lidhje me këtë tërheqje.
Përkatësisht Stokomak njoftoi të gjithë blerësit se produktit Milkano Milk 3.2% yndyrë, 1l LOT FD04 me datë prodhimi 05.10.2022 është tërhequr.