TRAGJEDIA NË TETOVË/ Enver Robelli: Shqipëria dhe Kosova shumë pak dinë për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni

Mbi 6100 viktima

Tragjedia në Tetovë na sjell në vëmendje situatën e rënduar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Që nga fillimi i pandemisë, në këtë shtet kanë vdekur më shumë se 6100 njerëz nga koronavirusi. Maqedonia e Veriut i ka dy milionë banorë. Mesatarisht nga korona çdo ditë vdesin nga 30 njerëz. Shumë prej tyre shqiptarë. Në komunat dhe fshatrat me shumicë shqiptare gjendja është e rëndë – për shkak të pandemisë dhe varfërisë. Opinioni në Kosovë dhe në Shqipëri di shumë pak për gjendjen në Maqedoninë e Veriut, sepse indiferenca është e madhe. Në Prishtinë e Tiranë një pjesë e madhe e mediave mjaftohet me distribuimin e lajmeve mbi ngatërresat digjitale-lokale. Tetova, Struga, Ohri, Gostivari, Kërçova, Kumanova janë larg. Sepse mbahen larg. Nga mosinteresimi. Dhe injoranca.

Marrë nga murri i gazetarit të njohur Enver Robelli