Jeta e një kombi është kultura

Shkruan: Busejra Daci Jëlldës

Kultura është tërësia e mënyrës së jetesës së kombit, vlerave materiale dhe shpirtërore që manifestohen me interes, perceptim, qëndrim dhe sjellje me shekuj, ku kultura ka kaluar nga brezi në brez si trashëgimi. Historia, arti, gjeografia,letërsia, traditat, ngrënia, pirja, veshja-argëtimi, stili i komunikimit, dashuria, respekti, besimi… ndjenjat dhe mendimet që rrethojnë njerëzit në çdo fazë të jetës, të reflektuara në jetë ku është ende pjesë e kulturës së një kombi. Kultura është një përmbledhje e distiluar e përvojave të një kombi ndër shekuj. Sot, njerëzit ndërveprojnë me njëri-tjetrin në hapësirat shoqërore të shoqërisë ku jetojnë. Nevojat e domosdoshme për vazhdimin e jetës, këtë ndërveprim në një farë mënyre e bëjnë si të detyrueshme. Njerëzit, natyrshëm përcjellin informacione dhe përvoja që mund të ndikojnë në cilësinë e jetës. Individët manipulojnë fushën e kulturës me mjetin gjuhësor dhe ndryshojnë këndvështrimin e tyre nga përzierja e kulturës dhe jeta të cilën jetojnë. Pavarësisht nëse mendojmë për sa i përket kombit apo individit dhe të mendojmë shoqërisht, kultura formohet duke grumbulluar dhe fituar përgjithmonë anët më të mira pozitive prej rrethit ku jetojmë. Maqedonia ka kulturë të madhe në histori, arkeologji, arkitekturë ku të vërtetat mbi historinë dhe kulturën fillojnë që para 6000 viteve para erës së re, është konstatuar dhe evidentuar që në Maqedoni ka mbi 4000 vendzbulime arkeologjike që nga koha antike dhe Perandoria Romake, një diçka që pak prej shoqërisë sonë e dijnë këtë. Për arkitekturën në Maqedoni duhet shumë të shkruhet sepse me të vërtetë ka veprimtari që nga Periudha Bizantine ku si ndër kishat më të vjetra është ajo e Shën Sofisë, manastiri i Shën Naumit në Ohër I ndërtuar në kohën e Mbretërisë Bullgare,kurse kur vijmë në periudhën e Perandorisë Osmane e dijmë të gjithë që më shumë ka dominuar arkitektura islame, ku xhamitë, bezistentet, çarshitë, teqet,hamamet (banjat turke) më të vjetra janë ndërtuar nga ana e sulltanëve ose pashëve të cilët kanë qenë udhëheqës në ballkan, (më të njohura janë xhamitë e ndërtuara në shekullin e XV-XVI si Xhamia e Jahja Pashës, Xhamia e Mustafa Pashës, Xhamia e Larme, Xhamia e Isa Begut, Xhamia e Sulltan Muratit, Xhamia e Hadar Kadi Pashës në Manastir, Xhamia e Ali Pashës në Ohër, Xhamia e Sahatit në Gostivar, Xhamia e Sahatit në Tetovë, ndër më të njohurat mos ta harojmë teqen e Harabati Babës e cila gjendet në Tetovë dhe gjithashtu teqen e Hajati Babës në Ohër). Kultura fitohet nga individë të ndryshëm duke ndarë bukuritë e jetuara. Në këtë mënyrë një nivel i lartë dhe akumulim i pasur kulturor është krijuar në komunitetin tonë, ku në Maqedoni jetojnë shumë bashkësi etnike si Maqedonë, Shqiptarë, Boshnjakë, Turq, Romë, etj. Kjo kulturë e mesit tonë ka një cilësi të përbashkët, të mësuar dhe të fituar.