Izet Zeqiri: Qeveria duhet të menaxhoj rreziqet (humbjet) e bizneseve nga Covid-19

Vlerësimi i rreziqeve na Covid 19 për bizneset është shumë i rëndësishëm, Qeveria duhet të del me analiza lidhur me humbjet e bizneseve sipas veprimtarisë nga ndikimi i Covid 19 për këtë periudhë dhe të menaxhoj me rreziqet (humbjet). Ajo nuk duhet të llogarit vetëm humbjet e veta, lidhur me mos arkëtimin e të hyrave buxhetore të planifikuara, por duhet të llogarit edhe pasojat e biznesit. Nuk është e mjaftueshme vetëm përcaktimi masave nga qeveria por duhet menaxhim i rreziqeve (humbjeve), shkruan Akademik, Izet Zeqiri.

“Për secilin rrezik (humbje) që është evident në biznes duhet vlerësuar nivelin e rrezikut (humbjeve) sipas degëve të biznesit sipas kritereve, a është ai rrezik i ulët, i mesëm apo i lartë dhe humbjet a janë të vogla, të mesme apo të mëdha. Shkalla e zgjedhur e rrezikut duhet të justifikohet në formën e vlerësimit financiar sipas veprimtarive. Qeveria për të menaxhur me sukses rrezikun duhet të ndjek hapat si vijon:

a) të bënë përcaktimin i zonave të rrezikut – Ku është rreziku më i madh në cilat biznese?;

b) të bënë përcaktimi i treguesve të rrezikut – cili do të jetë rreziku apo humbja?;

c) monitorimi i atyre zonave të rrezikut – A është shfaq treguesi i rrezikut gjatë operimit?;

ç) Marrja e masave konkrete për të trajtuar rrezikun – çfarë duhet të bëjmë?;

d) Vëzhgimi i masave të zbatuara – A kemi marrë masat e duhura?;
Dh) Auditimi – Nëse kemi marrë masat e duhura, a kemi trajtuar rreziqet? A mund të përmirësohet ndonjë gjë?. Nuk mjafton vetëm definimi i masave por edhe impenim në menaxhimin e rreziqeve (humbjeve)”, shkruan Zeqiri.

“Matrica për vlerësimin e ndikimit (pasojat) nga Covid 19 duke dhënë pikë ose përshkruese. Probabiliteti, si dhe ndikimi, mund të shënohen me rezultate ose të vlerësohen në mënyrë përshkruese si probabilitet i ulët, i mesëm ose i lartë sipas veprimtarive të bizneseve. Kurse ndikimi i pandemisë sipas bizneseve mundet me qenë në disa veprimtari, humbje e vogël, humbje e mesme apo humbja e madhe.

Ekspozimi i përgjithshëm i rrezikut të Covid 19 në vend fitohet duke shumëzuar vlerat për ndikimin dhe vlerat për probabilitetin. Ekspozimi total i rrezikut mund të jetë i ulët (notat 1, 2), të mesme (klasat 3, 4) dhe të larta (notat 6.9).Në bazë të këtyre kritereve të përcaktohet edhe ndihma për bizneset.
Vlerësimi i rreziqeve sipas veprimtarive duhet të bëhet sipas matricës në vijim: