Shkruan: Мr. Rilind Dauti
Nga viti 2007 e këndej, festë shtetërore është edhe 23 tetori. Kjo është dita kur më 1893 në Selanik u themelua një organizatë revolucionare e cila ndër vite ka patur disa emra, ndërsa më e njohur është për nga përtëritja e saj përfundimtare: Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase – VMRO.
Duke e pasur parasysh këtë festë, dhe faktin që jemi në prag të muajit nëntor kur shqiptarët festojnë disa ngjarje, mendoj se është një mundësi e mirë për të ndarë me publikun një zgjidhje ideore, e cila për mendimin tim do të ishte racionale për realitetin tonë shoqëror dhe kontekstet historike.
Nga viti imi lindjes e deri më sot flamuri shtetëror është ai që e dimë të gjithë. Por ajo që jo të gjithë nga brezat e rinj e dinë është se më parë flamuri i Republikës së Maqedonisë ishte ndryshe – me diellin eKutleshit, dhe flamuri i sotëm është praktikisht pas vitit 1995, për ta kënaqur Greqinë, ashtu si në vitin 2019 ndryshoi emri në Maqedoninë e Veriutpo ashtu për t’ia bërë qejfin Greqisë.
Këto ndryshime të imponuara nga një shtet fqinj shkaktojnë iritim të kuptueshëm te populli maqedonas, kështu që një shumicë e madhe e tyre refuzojnë ta përdorin emrin e ri Maqedonia e Veriut, dhe sot një pjesë e madhe e tyre (ndoshta po ashtu shumica) nuk e duan as flamurin në përdorim nga viti 1995 e këndej, që madje ndonjëherë me nënçmim quhet “ventilator”, por e preferojnë flamurin e mëparshëm me “diellin e Kutleshit”. Problemi është seas “dielli iKutleshit” nuk ka lidhje me popullin e sotëm maqedonas, por është simboli i zotit grek Helios (prandaj më habit fakti që një nga subjektet që e përdor rregullisht flamurin me këtë simbol pagan grekështë Kisha Ortodokse Maqedonase).
Gjithashtu duhet përkujtuar se në vitin 1995, nëse flamuri ndryshoi për plotësimin e tekave të një shteti të huaj si Greqia, në të njëjtën kohë për dizajnin e flamurit të ri u neglizhua opinioni i shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet (edhe pse formalisht deputetët shqiptarë në Kuvend votuan “për” miratimin e flamurit të ri), sikurse sot institucionet e udhëhequra nga maqedonasit e shkruajnë emrin Maqedonia e Veriut të imponuar nga një shtet i huaj si Greqia, por shumë nga zyrtarët dhe punonjësit e administratës e shkelin Ligjin për Gjuhët i cili kërkon të shkruajë diçka edhe në shqip, gjuhë të cilën e flasin 29.52% e qytetarëve të këtij shteti.
Kështu që, për arsyet e dhëna më sipër, flamuri duhet ndryshuar në një tjetër, pa simbole të kulturave të huaja si ajo greke, pa imponim nga vende të huaja si Greqia, dhe pa anashkaluar vullnetin e një pjese të madhe të popullsisë vendore që janë shqiptarët, të cilët për atë arsye nuk e ndjejnë flamurin aktual si të vetin.
Duke bërë zhurmë alarmuesenga një ide legjitime siç është ndryshimi i simboleve, heshtet fakti që flamuri aktual nuk ka zënë rrënjë as në zemrat e një pjese të madhe të maqedonasve, ndërsa një zgjidhje që do të ishte e pranueshme për shqiptarët gjatë gjithë kohës e kemi patur para hundës! Më saktë, e kuqja dhe e zeza janë ngjyrat e flamurit shqiptar, dhe po të njëjtat ngjyra janë edhe në flamurin e VMRO-së historike!
Përveç se janë ngjyrat e njëjta, po i njëjti simbol si shirit dekorues mund të gjendet edhe në dokumentet e shtetit shqiptar:
Prandaj, e kuqja dhe e zeza janë ngjyrat më të përshtatshme për një flamur të ri të shtetit, i cili do të ishte i pranueshëm për një pjesë më të madhe të popullsisë.
Si do të dukej një flamur i tillë? Më së pari duhet të përcaktohen nuancat e sakta të ngjyrave. E zeza është plotësisht e njëjta nuancë edhe në flamurin shqiptar edhe në flamurin e VMRO-së. Kurse sa i përket ngjyrës së kuqe, duhet gjetur nuanca e mesme e së kuqes në flamurin shqiptar me të kuqen në flamurin e VMRO-së ose flamurin aktual të RMV-së.
Sa i përket raportit (1:2, 2:3, etj.) dhe pamjes precize të flamurit të ri, do t’i ftoja grafikistët profesionistë t’i paraqesin propozimet e tyre, por unë si amator në përdorimin e programeve kompjuterike të dizajnit, i jap këto sugjerime:
Kjo është në përgjithësi zgjidhja më e mirë. Në këtë renditje janë ngjyrat edhe në disa dokumente shqiptare edhe në flamurin e VMRO-së. E meta kryesore e kësaj zgjidhjeje është se flamuri i VMRO-së historike, si dhe emri dhe akronimi, janë përvetësuar nga një forcë politike e njohur për demagogji, shovinizëm dhe autodestruktivitetndaj shtetit. Kështu që, kjo zgjidhje mund të jetë e papranueshme për ata që nuk e dinë dallimin mes VMRO-së historike dhe DPMNE-së aktuale. Gjithashtu, për disa mund të jetë problematik edhe fakti që kështu (sipër kuq, poshtë zi) ishte edhe flamuri i nacionalistëve ukrainas, të cilët përveç luftës së drejtë për lirinë dhe pavarësinë e Ukrainës, kishin edhe disa pikëpamje dhe veprime kontroverse. Një zgjidhje e thjeshtë për këto mospajtime të mundshme është thjesht përmbysja e ngjyrave (sipër e zeza, poshtë e kuqja):
Zgjidhje tjetër është që dy ngjyrat të jenë në tre ose më shumë shirita, të cilat mund të jenë vertikalisht:
Ose mund të jenë horizontalisht:
E fundit nga tre të mësipërmet mund të jetë e papranueshme për maqedonasit duke pasur parasysh se në disa periudha simbole të ngjashme kishin forcat detare shqiptare dhe anijet tregtare civile, ndërsakjo vazhdon të jetë kordeli ceremonial i kryetarëve të bashkive në Republikën e Shqipërisë.
Zgjidhje tjera që mbase do të rrezatonin me më shumë prestigj, janë ato që në heraldikë quhen “lozenges”. Një flamur i tillë do të dukej përafërsisht kështu:
Dhe në fund, jashtë kornizës së titullit të kësaj kolumne por brenda kornizës së temës, janë këto dy propozime ku është përfshirë ngjyra e verdhë në nuancën e flamurit aktual të Maqedonisë së Veriut. Meqenëse në vija horizontale dhe vertikale janë flamujt e Gjermanisë dhe Belgjikës, ndryshimi do të bëhej duke vendosur një trekëndësh (p.sh. si flamuri i Çekisë mike). Një flamur i tillë i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të dukej diçka si kjo:
Disa do të thonin “pse ka nevojë për flamur të ri, çfarë ka etnike në flamurin e tashëm me diell?”
-Në esencë nuk ka etnike as në trengjyrëshin kaltër-kuq-bardh, por megjithatë këto konsiderohen si ngjyrat pansllave. Në esencë nuk ka asgjë etnike në “shahovnicën” kuq e bardhë, por tani ajo mbahet si simbol i kroatëve. Shqiponja e zezë dykrenore nuk ekziston në natyrë e lëre më të ketë diçka etnike në të, por ajo tani mbahet si simbol i popullit shqiptar. Kur jemi te dielli, nëse i shohim fotografitë e bëra nga NASA, do ta vërejmë që dielli i vërtetë as për së afërmi nuk i ngjason diellit ashtu si është vizatuar nga MirosllavGërçevi. Ndërkaq, edhe vet ai e pranon që flamuri i ri medoemos duhej ta përmbante simbolin grafik të diellit si tipar i vetëm që të sigurohet kontinuitet simbolik me yllin e Kutleshit, që do të thotë se edhe flamuri i ri është dizajnuar ashtu që ta përfaqësojë vetëm njërin grup etnik.
Por përveç se ka simbolikë të pakontestueshme etnike, flamuri i tashëm ka mangësi edhe në vet dizajnin e tij. Shumë vështruesve të huaj iu ngjanë me flamujt ushtarakë të Japonisë Perandorake, dhe vet autori i dizajnit të përgjithshëm është i dëshpëruar me zgjidhjen që më 1995 u miratua në Kuvend, sepse siç thotë ai: “flamuri i miratuar nuk është i balancuar në raportin e “artë” por zgjidhja fillestare e papërpunuar në formatin 1:2”, dhe vazhdon: “Për më tepër, dikush, ashiqare në moment të fundit, i ka ndarë rrezet e diellit nga disku dhe i kaprerë me pakujdesi që të shpërndahen si shtiza.” Që atëherë e këndej, autori pret që “të krijohet vetëdije për domosdoshmërinë teknike dhe dizajnuese, të korrigjimit praktiko-estetik të flamurit shtetëror dhe harmonizimin e tij artistik.”
Por shikuar realisht, zgjidhja duhet të shkojë përtej këtij dizajni të përgjithshëm, sepse në fund të fundit, edhe flamuri i ri përfaqëson vazhdimësi të atij me diellin e Kutleshit/Verginës, që jo vetëm ka për qëllim ta përfaqësojë vetëm një grup etnik por është dhe i huqur, sepse si simbol pagan grek, nuk ka lidhje reale as me maqedonasit e as me ndonjërin nga popujt tjerë që e përbëjnë këtë shtet. Ka edhe shumë shqiptarë që të kaluarën e lavdishme të maqedonasve antikë e llogaritin si të veten duke u mbështetur në teori të dobëta që ata ishin ilirë, prandaj valuta shqiptare quhet “lek” nga Leka i Madh, ndërsa dielli i Verginës mund të gjendet në flamurin e të a.q. Republika e Iliridës. Por e vërteta e hidhur edhe për maqedonasit e sotëm edhe për shqiptarëtështë se, edhe po të mos ishin grekë, maqedonasit antikë ishin grekofilë ekstremë që në pushtimet e tyre e shpërndanin kulturën helenistike, dhe dëshmi e grekofilisë së verbër të tyre është edhe përvetësimi i simbolit diellor të zotit grek Helios.
Por, ndryshe nga ai simbol dhe pasardhësi i tij i lindur në vitin 1995, simboli që gjithsesi ka lidhje me maqedonasit e sotëm dhe ku mund ta gjejnë veten edhe grupet e tjera etno-nacionale, është flamuri kuq e zi i VMRO-së.
Në dallim nga ajo që u krijua me ASNOM-in në vitin 1944, dhe me Republikën e Maqedonisë nga viti 1991, VMRO-ja luftonte për një Maqedoni me më shumë popuj të barabartë dhe më shumë gjuhë zyrtare të barabarta, prandaj, vet ky fakt është kundërargumentndajtë brengosurve të pasinqertë që do të ankoheshin “po ama në Maqedoni nuk jetojnë vetëm maqedonas dhe shqiptarë” (dhe në fund të fundit, nëse nuk të ka penguar flamuri aktual monoetnik, nuk ketë drejtë ta kundërshtosh një flamur hipotetik bietnik), dhe kur vjen puna te bashkësia e dytë më e madhe, shqiptarët, VMRO-ja ka zhvilluar bashkëpunim të ngushtë me ta, dhe ngjyrat e simboleve i kanë krejtësisht të përbashkëta!
Në fund, do ta përmbylli me disa vargje.
Në versionin e ri të këngës për udhëheqësin legjendar të VMRO-së, TodorAleksandrovin, këndohet:
“Flamurin e kishin, ago,
Zi e kuq,
Dhe në flamur shkruan, ago,
Ja vdekje, ja liri,
Ja vdekje, ja liri, ago,
Për Maqedoninë.”
Nga ana tjetër, poeti i madh shqiptar, Fan Noli, ka shkruar:
“O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.”
Kështu, kuq e zi duhet të jenë ngjyrat e flamurit të ardhshëm qëdo ta duam të gjithë.
Kuq e zi janë ngjyrat që do të na bashkojnë të gjithëve!