Zbulohet magjia e Herri Poterit

J.K Rouling, autorja e Herri Poterit, ka njoftuar se muajin e ardhshëm do të publikojë katër libra të shkurtër mbi historinë e magjisë në romanet e Herri Poterit.

Rouling deklaroi se librat për momentin do të jenë vetëm në versionin digjital dhe do të publikohen nga shtëpia botuese Pottermore, që i përket vetë autores Rouling.

Librat janë modeluar sipas programit shkollor të Herri Poterit në Hoguart. Sipas autores, librat do të eksplorojnë folklorin dhe magjinë që është në zemër të Herri Poterit, kështu fansat e Herrit do të kenë më shumë informacion rreth botës së magjstarëve të Rouling.

Shtëpia botuese Pottermore deklaroi se librat u inspiruan nga libri audio “Një histori magjie,” që është një libër shoqërues i ekspozitës të Biblotekës Britanike në të njëjtën temë.

Katër librat e shkurtër digjital, gjithashtu do të përmbajnë shënime, dorëshkrime, dhe skica që do të hedhin dritë mbi historinë e vërtetë të magjisë më qartësisht, raporton Dita, duke iu referuar mediave britanike.

e.ll./dita