Publikohet libri “Çarshia e vjetër, në Shkupin e ri” nga Omer Xhaferi

Gazetari Omer Xhaferi në profilin e tij ka njoftuar se është botuar libri i tij “Çarshia e vjetër, në Shkupin e ri”.
Sipas tij, ky libër është një përmbledhje e reportazheve, profileve dhe temave të trajtuara në gazetën Koha, gjatë viteve 2015, 2016 dhe 2017.
“Fjalët i merr era, ajo që shkruhet mbetet!
Me ndihmën e disa miqve sot doli nga shtypi libri “Çarshia e vjetër, në Shkupin e ri”. Ky libër në fakt është përmbledhje e reportazheve, profileve dhe temave të trajtuara në gazetën Koha, gjatë viteve 2015, 2016 dhe 2017. Problematikat e asaj periudhe janë aktuale e sot në Çarshi. Anarkia mbizotron pothuajse në çdo cep të saj”, ka shkruar Xhaferi në fejsbuk. /Shcoolture.info/