Në UT do të përurohet vepra “Maqedonia nga antika deri te koha jonë” e historianit dhe shkrimtarit të shquar shqiptar Jusuf Buxhovit

Më 13 qershor 2019 (dita e enjte) në Universitetin e Tetovës do të përurohet vepra “MAQEDONIA NGA ANTIKA DERI TE KOHA JONË” e historianit dhe shkrimtarit të shquar shqiptar Jusuf Buxhovit.
Përurimi do të bëhet në amfiteatrin e Fakultetit të Filologjisë dhe do të fillojë në orën 12:00.
Është ky rast i papërsëritshëm për t’u njohur me të vërtetën tonë në këto hapësira, të shtrembëruar me shekuj për qëllime politike nga pseudohistorianët rusë, serbë, bullgarë e grekë.
Vepra në fjalë hedh poshtë me argumente të forta historike, politike e demografike mohimin e çështjes shqiptare në Maqedininë e sotme (tani më: Maqedoni e Veriut), në të cilën ne jemi etni autoktone me një vazhdimësi jete mijëravjeçare.