Olga Tokarczuk dhe Peter Handke- Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Letërsi

Autorja polake Olga Tokarczuk është fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2018, ndërsa Çmimi për vitin 2019 i shkoi autorit austriak Peter Handke, bëri të ditur sot Akademia suedeze, raporton Anadolu Agency (AA).

Tokarczuk u shpërblye “për një imagjinatë narrative që me pasion enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një formë të jetës”, tha Akademia.

Handke u shpërblye “për punën me ndikim që me zgjuarsinë gjuhësore ka eksploruar periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore”, thuhet më tej.

Për shkak të një skandali, Çmimi për vitit 2018 u anulua.

Java e Nobelit do të vazhdojë të premten me Çmimin prestigjoz të Paqes.

Të hënën Akademia do të shpallë fituesin e Çmimit Nobel për Ekonomi.