TË LËSH BAGAZHIN HAPUR/ Por përse po ndodh kjo në Kaliforni

Një makinë e parkuar me bagazh të hapur është një dukuri gjithnjë e më e zakonshme në Kaliforni.

Javën e kaluar u bënë virale pamjet e dy SUV-ve të parkuara me kapakun e bagazhit të hapur, duke lënë përshtypjen se ky është një trend i ri. Autoritetet lokale u sugjerojnë pronarëve të makinave që të mos e bëjnë këtë në fund të fundit.

Gjegjësisht, shkak i këtij trendi është numri në rritje i vjedhjeve të veturave. Prandaj, pronarët e lënë kapakun e bagazhit të hapur për t’i bërë hajdutët të kuptojnë se nuk ka asgjë me vlerë në makinë.

Ata duan të thonë se nuk ia vlen përpjekja për të gjetur ndonjë gjë me vlerë brenda saj. Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe një nga pronarët e fuoristradës për Inside Edition, duke thënë se ka dashur të tregojë se kabina është tërësisht bosh.

Policia e San Franciskos thekson se kjo është qasja e gabuar dhe se “shumë gjëra mund të shkojnë keq.” Një mundësi është që pronari të ketë lënë disa dokumente në kabinën e pasagjerëve, të cilat çdo hajdut mund t’i marrë pa asnjë problem.

Vjedhjet e automjeteve janë rritur me 32% këtë vit, ndërsa të dhënat e tjera tregojnë se rritja e këtij viti është ende e lartë në 27%.

Policia sugjeron që pronarët të lajmërojnë nëse shohin persona të dyshimtë.