Spektakli i pazakontë qiellor, spiralet e çuditshme mbi Zelandën e Re

Shfaqja e një spiraleje blu  mbi qiellin e Zelandës së Re ka shkaktuar habi tek vëzhguesit e yjeve, duke sjellë rishfaqjen e teorive që variojnë nga alienët tek vrimat e zeza.

Astronomi Alasdair Burns, i cili drejton biznesin e shikimit të yjeve Twinkle Dark Sky Tours, e pa spektaklin nga ishulli Stewart i vendit.

“Ishte absolutisht e çuditshme”,  tha ai për faqen e lajmeve Stuff, sipas Sky News.

“Ishte si një spirale masive. Dhe lëvizte shumë, shumë ngadalë në veri përgjatë qiellit të natës dhe më pas shpërndahej.”

Ai tha për TV3: Në pamje të parë thuajse dukej si një galaktikë spirale e varur atje në qiellin e natës.

Jen Ross, gjithashtu nga Twinkle Dark Sky Tours, tha: Ishte si asgjë që nuk kishim parë ndonjëherë më parë. Thjesht e pabesueshme.

“Duke qëndruar atje duke e parë atë, mendova se ishte ose alienët ose një vrimë e zezë që po hapej në të cilën do të zhyteshim të gjithë”, tha ai.

Çfarë e shkaktoi në të vërtetë spiralen e dritës?

Profesor Richard Easther, nga Universiteti i Auckland, shpjegoi shkakun e mundshëm të shfaqjes së së spirales së jashtëzakonshme të dritës.

“Me aq sa mund të themi është krijuar nga dielli që kap shkarkimin nga faza e dytë e një rakete SpaceX që u rindez rreth një orë pasi ishte vendosur në orbitë në Kepin Canaveral“,  tha ai për TV3.

“Është e mahnitshme, do të doja ta kisha parë.”

Ndërsa SpaceX i Elon Musk ende nuk ka konfirmuar se qëndron pas fenomenit, fluturimi i tretë me raketë i kompanisë në 36 orë, raketa Falcon 9 që mbante një satelit Globalstar DM15 mendohet  si përgjegjëse.

Burns, i cili fotografoi spiralen, shpjegoi se si raketat mund të shkaktonin një spektakël kaq të pazakontë qiellor.

“Nëse ai shkarkim del në një drejtim tjetër nga ai drejt prapa, mund të shkaktojë që pjesa e skeduar e raketës të rrotullohet dhe të veprojë si një spërkatës rakete dhe ai shkarkim del në një spirale”, tha ai.

Të paktën për ata që shpresonin se spiralja ishte dëshmi e aktivitetit të qenieve jashtëtokësore, profesor Easther përjashtoi përfshirjen e alienëve.

Top Channel