Një grup skiatorësh filmojnë një tufë ujqërish në bjeshkët e Bosnjës – bie në sy mënyra se ndiqnin “udhëheqësin e tyre”

Disa lexues kanë dërguar disa pamje interesante tek mediat boshnjake, të cilat thuhet se janë bërë në bjeshkët e Bjelašnica, në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Dhe sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të bëra nga një grup skiatorësh.

Aty, siç thuhet më tej, shihet një grup kafshësh që pretendohet se janë ujqër, duke ecur njëri pas tjetrit.

Siç mund të shihet në video, ujqërit lëviznin njëri pas tjetrit në një kolonë të qetë duke ndjekur udhëheqësin e tyre.

Skiatorët thuhet se i xhiruan pamjet nga një distancë e sigurt, por ujqërit nuk ishin agresivë, edhe pse herë pas here i shikonin me kuriozitet.