Nëna meteorologe merr me vete të birin në transmetim, mbulohet me komente pozitive

Një meteorologjiste nga SHBA-ja ka bërë një veprim të duartrokitur duke e marrë me vete në transmetim të birin njëvjeçar, në përpjekje për të treguar se gratë nuk kanë pse të heqin dorë nga karriera kur të bëhen nëna.

Susie Martin, meteorologjiste e certifikuar nga Instituti Amerikan i Parashikimit të Motit, morri me vete të birin në një mbështjellës special i cili mundëson fëmijës “ngjitjen” për trupit të nënës.

Martin, e cila jep parashikimin e motit për “Good Morning America” thotë se është e rëndësishme të kryesh shumë punë përnjëherë kur je nënë, dhe ta mbash fëmijën afër trupit është po aq e rëndësishme.

Zonja Martin e hodhi parashikimin e motit me të birin edhe në rrjetin social Facebook, ku u mbulua me komente pozitive për mos shkëputjen nga puna dhe amësia në të njëjtën kohë. /tesheshi.com/