NË KËTË ILUZION OPTIK SHTROHET PYETJA/ Cili është më i gjatë nga këta tre burra që qëndrojnë në radhë?

Iluzionet optike ndonjëherë mund të jenë vërtet konfuze.

Madje ka raste kur pavarësisht sa herë i shikoni, nuk mund të kuptoni se çfarë po ndodh.

Dhe në “lojën e fundit” shfaqen tre burra që qëndrojnë në një vijë të drejtë, përcjell Telegrafi.

Figurat e meshkujve, të cilët duket se kanë veshur një helmetë, janë pranë njëri-tjetrit.

Por Kids Environment Kids Health, i cili ngarkoi iluzionin optik, ka ngatërruar përdoruesit online teksa pyeti “cili është më i gjati?”

“Mos bëni matje – vetëm me sy!”. /