Kjo çantë në formë aeroplani e Louis Vuitton kushton ‘më shumë sesa disa aeroplanë të vërtetë’

Luksozja gjithmonë ka përcaktuar koleksionin e Louis Vuitton dhe e njëjta gjë vlen për linjën e saj të fundit të çantave.

Por një koleksion i ri ka nxitur reagime të shumta, si për pamjen, po ashtu edhe për çmimin, përcjell Telegrafi.

Për dallim nga “çantat e rregullta”, marka ka prezantuar linjën e saj me një çantë në formë aeroplani.

Në ngjyrë kafe, kjo çantë e udhëtimit është modeluar sipas modelit dhe strukturës së saktë të avionit.

Krijuar nga lëkura, çanta e dorës përmban krahë në të dy anët dhe një “motor” me logon e Louis Vuitton në të gjithë trupin e saj.

Dikush mund të mashtrohet nga forma e tij, por ofron edhe doreza për ta bërë atë një çantë të vërtetë udhëtimi.

Por ajo që ka ra në sy ishte fakti se çanta e çuditshme kishte edhe një çmim goxha të lartë – hiq më pak se 39,000 dollarë, përcjell Telegrafi.

Dhe kjo “çantë e nivelit të lartë” ka bërë mjaft bujë në mediat sociale dhe ka marrë reagime të ndryshme.

Ndërsa disa janë të kënaqur me modelin e saj interesant, të tjerët janë të zhgënjyer me çmimin e saj të tepruar.

Disa përdorues të internetit madje kanë thënë që ata mund të blejnë një avion për një çmim shumë më të ulët.