E PAZAKONTË/ Pëllumbi ngjyrë rozë në Londër, por si ka mundësi?!

Njerëzit në West Midland, Angli, kanë mbetur të befasuar pasi kanë pikasur një pëllumb ngjyrë rozë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, studentja, Rabia, 17-vjeçare, hasi në këtë shpend në Solihull dhe shpejt ia bëri një foto.

“Unë thjesht isha e magjepsur nga zogu – dhe familja ime gjithashtu është e magjepsur”, tha ajo.

Rabia thotë se nuk i ka edituar fotografitë dhe që pëllumbi dukej kështu siç po shihet.

Një zëdhënës nga një organizatë për studimin e shpezëve sugjeroi se një palë e tretë duhet të ketë qenë e përfshirë, pasi pa diçka të ngjashme te një zog rozë që u pa në Bournemouth.

“Ky pëllumb është ngjyrosur, nuk ka dyshim për këtë”, tha zëdhënësi.

“Nuk është e padëgjuar që pëllumbat e bardhë të ngjyrosen nga pronarët e tyre për t’u përdorur në shfaqjet magjike apo edhe dasma ku do të lirohen, pastaj të kapen përsëri”.

“Kjo është hera e pare që dëgjojë për një që arratiset në publik”.