E PABESUESHME/ Me orë të tërë duke i ndihmuar policisë për ta gjetur vetveten

Beyhan Mutlu, 50 vjeç, i cili mendohej se ishte zhdukur, aksidentalisht iu bashkua kërkimit për veten e tij, ngjarje e rrallë kjo e ndodhur në Turqi.

Ai kaloi orë të tëra duke kërkuar veten me policinë dhe shoqërinë para se të kuptonte se ai ishte në fakt njeriu që po kërkohej, shkruajnë mediat turke.

“Ai kërkoi veten për orë të tëra, duke menduar se kërkimi ishte për dikë tjetër”, shkruajnë mediat.

Sipas një raporti të mediave lokale, Beyhan ishte jashtë për një pije me miqtë e tij në momentin që ai u fut në një pyll aty pranë dhe nuk u kthye. Të shqetësuar për të, miqtë e tij lajmëruan autoritetet të cilët më pas organizuan një kërkim.

Kur burri u shpall i zhdukur, autoritetet e kërkuan atë në lagjet aty pranë dhe një grup vullnetarësh iu bashkuan misionit. Ata kishin thirrur emrin e tij për orë të tëra, kur papritmas burri që ata po kërkonin u përgjigj.

“Kë po kërkoni? Unë jam këtu,” tha burri, i cili thuhet se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Nuk është e qartë se si Beyhan e gjeti veten në këtë kërkim ose si miqtë e tij nuk e kuptuan se ai ishte “para hundëve të tyre” gjatë gjithë kohës.

Policia e shoqëroi atë në shtëpinë e tij. /tesheshi.com/