Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Berlin: emri Muhamed, më i përdoruri në 2018-tën

Emri Muhamed është më i përdoruri për djemtë e lindur në Berlin në vitin 2018. Shoqata për Gjuhën Gjermane ka bërë me dije se emri Muhamed ishte i pari nga 10 më të shpeshtit, në 6 nga 16 republikat sa ka vendi.

Berlin qëndron në krye të listës, pasuar nga Hamburgu, Uestfalia, Saarland-i dhe Hesse. Drejtori menaxhues i shoqatës Andrea Ewels ka thënë më parë se emri i emrit Muhamed ishte “natyralisht i lidhur me valën e imigracionit”.

Ai tha se ky emër do të qëndroj në këtë top listë deri në vitin 2021 ose 2022. Tek vajzat prijnë emrat Hanna ose Hannah, më pas Mia, Sophia ose Sofia dhe Emilia.

Ekspertët e gjuhëve thanë se prindërit në veri dhe në lindje të Gjermanisë kishin më shumë gjasa të trashëgonin emra nga brezi i gjyshërve të tyre. /tesheshi.com/