Violinistja e njohur britanike Vanesa Mej do ta hap edicionin e 59-të të “Verës së Ohrit”

Edicioni i sivjetmë i 59 i festivalit “Vera e Ohrit” do të hapet me koncert të artistes së njohur botërisht, violinistes britanike Vanesa Mej. Ajo në Teatrin Antik më 12 korrik në hapjen solemne të festivalit do të marrë pjesë së bashku me artisët e Orkestrës së Filarmonisë të Maqedonisë dhe solistët vokal nga OBM, nën drejtim e dirigjentit bullgar Ivan Kozhuharov. Në prezantimin e sotëm të programit të festivalit të këtij viti, drejtoresha e  “Verës së Ohrit” Natasha Popoviq  theksoi se po përfundojnë përgatitjet organizative-teknike për manifestimin, duke paralajmëruar ofertë të pasur dhe cilësore artistike me artistë të njohur. Për hapjen, ajo shprehi bindjen se publiku i festivalit më 12 korrik do të ketë mbrëmje të paharrueshme me artisten Mej për të cilën potencoi se jorastësisht.

Sa i përket pjesës muzikore të “Verës së Ohrit”, organizatori Vaso Ristov theksoi se këtë vit me programin e ofruar dhe artistët ekskluzivë, Ohri do të bëhet përsëri një metropol i vërtetë kulturor dhe si deri tani, do të tërheqë vizitorë të shumtë që vijnë nga vende të tjera dhe vetëm për shkak të yjeve të sivjetme dhe programit të cilësisë të ofruar në “Verën e Ohrit”. Me këtë rast ai si përjetime të veçanta artistike i përmendi koncertet e violonçelisti rus Denis Shapovalov, sopranos shqiptare Inva Mula, e cila do të performojë së bashku me tenorin e Maqedonisë Gjorgji Cuckovski dhe sopranoja Dëshira Kërliu, duo piano Gelebeshevi, violinistit serb Stefan Milenkoviq, Ansambli “Dorico” Itali, kuarteti “Asaselo” nga Gjermania, dhe orkestra kamertale e Filarmonisë shtetërore nga Brijansk, Rusi. Pjesë tjetër e programit muzikor janë edhe artistët slloven, violonçelisti Klemen Hvala dhe klarinetist Darko Bërlek, flautistja shqiptar Jonela Golemi, pianistja ruse Violeta Egorova nga Rusisë dhe kolegu i saj dhe bashkatdhetar Aleksander Gadzhiev … Këtë vit, në festivalin “Vera e Ohrit” do të ketë një program dramatik, me shfaqje nga Sllovenia, Kroacia, gjithsesi nga Maqedonia, nga Kazakistani nga Turqia, nga Portugalia dhe nga Serbia. Festivali “Vera e Ohrit” nga ana e Asociacionit evropian të festivaleve (EFA) para pak kohe ka qenë mes tre manifestimeve më të mira muzikore-skenike në skenën kulturore evropiane.