UNESCO: Rindërtimi i Notre-Dame, jo domosdoshmërisht siç ka qenë

Restaurimi i Notre-Dame duhet të mbrojë vlerat universale, por kjo nuk do të thotë se ky vend i adhurimit duhet të rindërtohet në mënyrën e njëjtë siç ishte – tha një delegacion i UNESCO-s, pas takimit me presidentin Emmanuel Macron.

Sipas deklaratës së Kabinetit të presidentit francez, përfaqësues të UNESCO-s deklaruan se ata janë të gatshëm për të ndihmuar në rindërtimin e Notre-Dame, në veçanti duke ofruar ekspertizë teknike.

Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s Audrey Azoulay tha se ajo duhet të respektojë “integritetin dhe origjinalitetin” e monumentit, për shkak se ajo është një pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Por, shtoi ai, kjo nuk do të thotë se katedralja e famshme pariziane duhet të mbetet e pandryshuar.

UNESCO, siç thuhet, njeh zyrtarisht të drejtën e çdo brezi që të kontribuojë në trashëgiminë e njerëzimit, ndër të tjera, me përshtatjen ndaj proceseve natyrore dhe historike të ndryshimit dhe transformimit, duke shfrytëzuar njëherësh mundësitë e reja të ofruara nga teknologjia e avancuar. /tesheshi.com/