U hap biblioteka digjitale në Prishtinë

Dy dekada pas çlirimit dhe një dekadë pas pavarësisë së Kosovës duhet të punohet fort për shtetndërtim, duke luftuar korrupsionin dhe fuqizuar institucionet e dijës.

Kështu tha kryeparlamentari Kadri Veseli në hapjen solemne të bibliotekës digjitale e cila është bërë në kuadër të Edicionit të 17-të të Javës së Bibliotekës.

Veseli tha se lansimi i bibliotekës digjitale është me rendësi për studentët dhe libërdashësit që është e nevojshme për studime, raporton ksp.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se kjo ministri është duke ndihmuar institucionet e dijes për zhvillimin e tyre.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, tha se Java e Bibliotekës synon vetëdijesimin e të gjithëve për biblioteka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *