Tetovë: Prej sot qytetarët do të mund falas t’i riciklojnë mbeturinat elektrike dhe elektronike (VIDEO)

7Qytetarët e Tetovës, nga sot, pajisjet elektrike dhe elektronike jofunksionale do të mund t’i dorëzojnë për riciklim. Dhjetë biçikleta me rimorkio u dhuruan sot nga Shoqëria Ekologjike “Eco Action” për grumbullimin e të njëjtave, transmeton Portalb.mk.

Biçikletat u janë dhuruar dhjetë familjeve me status të ulët social, të cilët nëpërmjet këtij projekti do të mund të fitojnë para për çdo dorëzim që do të bëjnë. Nga Eco Action njoftojnë se mbeturinat do të dorëzohen për riciklim në qendrën për riciklim në Shkup.

Qytetarët mund të paraqesin mbeturinat elektrike dhe elektronike përmes linjës ekologjike, në numrin 071-661-300.

“Qytetarët do të mund të lajmërohen në numrin tonë të telefonit për të paraqitur mbeturinat elektrike dhe elektronike, dhe ekipet tona brenda 24 orëve do të shkojnë dhe të marrin mbeturinat”, tha Agron Baftijari nga shoqata ekologjike Eco Action.

Sipas tyre, menaxhimi me mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike paraqet sfidë edhe për vendet më të zhvilluara.

“Pas sjelljes së Ligjit për pajisje elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat e këtyre pajisjeve, edhe Maqedonia e Veriut e fillon këtë luftë të gjatë me këto lloj mbeturina, të cilat janë një ndër shkatërruesit më të rrezikshëm të mjedisit jetësor në një shoqëri moderne”, thonë nga Eco Action.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Krijimi i sistemit për mbledhjen e mbeturinave elektrike dhe elektronike në rajonin e Pollogut”, i cili implementohet nga Shoqata ekologjike Eco Action- Tetovë në partneritet me Kompaninë për menaxhimin e mbeturinave Nula Otpad Doo- Shkup si dhe Asociacionin për zhvillim demokratik të Romëve Sonce- Tetovë dhe mbështetet nga Programi i Granteve të Vogla si pjesë e Fondit Global Ekologjik.

Shpërndarja e biçikletave me rimorkio personave përgjegjës për grumbullimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike nga Eco Action TetovoLEXO më shumë: https://portalb.mk/618639-tetove-prej-sot-qytetaret-do-te-mund-falas-ti-riciklojne-mbeturinat-elektrike-dhe-elektronike-video/

Posted by Portalb on Friday, June 14, 2019