Sonte hapja e Festivalit të Filmit në Kanë

Me premierën e komedisë së regjisorit amerikan Xhim Xharmush “Të vdekurit nuk vdesin” sot do të hapet Festivali i 72-të i Kanës, me jurinë e të cilit kryeson fituesi i Oskarit Alehandro Injaritu. Në këtë zombi-film, Bil Mari dhe Adam Drejver luajnë dyshen policore, e cila përballet me një grup vampirësh të gjakosur. Në horrorin satirik luajnë edhe Tilda Svinton dhe Deni Gllover, si dhe veteranët e muzikës Igi Pop dhe Tom Ueits. Debutim të tij në Festivalin e Kanës do të ketë filmi i Kuentin Tarantinos “Na ishte një herë në Holivud”, në të cilin rolet kryesore i kanë Leonardo Di Kaprio, Bred Pit dhe Margot Robi. Veprimi në film ndodh në vitet e vona të 60-ta të shekullit të kaluar dhe ka të bëjë me Holivudin në kohën e hipi-lëvizjes. Në Festival debutim do të ketë edhe filmi biografik i dedikuar Elton Xhonit “Roketmen”

Regjisori meksikan Alehandro Gonzalez Injaritu këtë vit kryeson me jurinë, e cila më 25 maj do ta shpallë fituesin e Pallmës së Artë. Në juri janë edhe aktorja El Faning dhe Maimouna N’Diaje nga Burkina Faso, si dhe regjisorët Aliçe Rohvafer, Enki Billall dhe Robin Kampilo, Keli Rajhard dhe Jorgos Lantimos. Pallma e Artë për vepër jetësore shkon në duart e ikonës së aktores Alen Delon. Është i lindur në vitin 1953, Delon në platenë e filmit është që nga vitet 50-ta, prej kur ka xhiruar më shumë se 80 filma. Ai bën pjesë në mesin e aktorëve më të mëdhenj të kinematografisë evropiane. Shpërblimi ndahet për “prani fantastike të aktorit legjendar në historinë e filmit”, kumtuan nga Festivali. Në pjesën garuese këtë vit do të ketë katër filma pas të cilëve qëndrojnë gra. Një gazetë gjermane këtë e përshkroi si “ofensivë të madhe feministe”, duke pasur parasysh atë se për Festivalin e Kanës kjo është shumë. Ky festival, më pak vlen si “klub i meshkujve”, për çka vitin e kaluar 82 gra protestuan në qilimin e kuq të famshëm të festivalit. Përndryshe, në programin garues për Pallmën e Artë garojnë 20 filma. Mjeshtri i madh spanjoll Pedro Almadovar do ta prezantojë melodramën e tij të re, nga Belgjika arrijnë fituesit e dyfishtë të Pallmës së Artë Zhan Pjer dhe Lluk Darden. Nga Britania e Madhe arrin veterani Ken Lloaç, nga SHBA-ja Terens Malik, nga Kanadaja “Fëmija mrekulli” Ksavier Dolan. Në konkurrencë janë edhe filma nga Kina dhe Koreja Jugore, Brazili si dhe regjisori francez Abdelatif Keshish i cili me mirënjohjen më të lartë e mori në vitin 2013. Drejtori artistik Tjeri Fremo paraprakisht premtoi se procesi i zgjedhjes së filmave të festivalit do të jetë më transparent dhe se komisionet ekzekutive do të nxiten nga barazia gjinore. Festivali i Kanës është themeluar në vitin 1946 dhe mbahet në qytetin Kanë, në jug të Francës. Ai paraqet një nga festivalet më të vjetër dhe më prestigjiozë të filmit në nivel botëror, ndërsa mbahet në Pallatin e festivaleve dhe kongreseve. /MIA/