Shpallet konkursi për manifestimin “Tingujt e Çarshisë 2019”

Tingujt e Çarshisë” është festival që merret me promovimin e trashëgimisë kulturore të Çarshisë së vjetër të Shkupit. Festivali Ndërkombëtar multikulturor, i cili zhvillohet në kuadër të projektit “Tingujt e Çarshisë”, do të mbahet në shtator të 2019.

Projekti është një destinacion për argëtim cilësor, i cili ka për qëllim të ringjallë shpirtin e Çarshisë së vjetër, përmes prezantimit multikulturor tradicional të mbushur me: shfaqje teatrore, koncerte, poezi, ekspozita arti, shfaqje, filma dokumentarë, valle.

Do të ketë prezantim të artizanateve tradicionale, gastronomike dhe ngjarjet muzikore të Maqedonisë dhe të vendeve fqinje.

Ky festival krijon një atmosferë produktive dhe gazmore ku qytetarët e Shkupit dhe turistët e rastit nga Evropa dhe Bota, do të kënaqen me prezantime të ndryshme kulturore.

Të gjithë të interesuarit që duan të marrin pjesë në festivalin “Tingujt e Çarshisë”, idetë dhe projektet e tyre mund t’i paraqesin deri më datë 13.07.2019 në faqen zyrtare të: 
www.kic.mk
kic.muzickisektor@gmail.com
info@kic.mk

Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha informacionet që kërkohen për aplikim

PROJEKTI – “TINGUJTË E ÇARSHISË”
FORMA E APLIKIMIT

Të dhënat për artistin:

EMRI DHE MBIEMRI I ARTISTIT:

GRUPI ARTISTIK:

ORGANIZIMI:

INSTITUCIONI:

SHTETI :
ADRESA :
TEL/FAX :
E-MAIL / WEB SITE :
Të dhënat:
Kategoria (Ju lutem zgjidhni një)
Artet vizuale dhe të aplikuara

  • Artet figurative
  • Fotografi
  • Instalacion
  • Video-art
  • Arkitektura
  • Moda
  • Digital krijimet
  • Arti kibernetik
    Arti publik dhe pikat urbane
  • Balet / Tance Moderne
  • Teatri i kukullave
  • Teatri në rrugë / perfomanse në rrugë
  • Mjuzikëll
  • Shoqëri valltarësh
  • Të tjera
    Muzikë
  • Jazz / bashkëkohore
  • Pop / Rock
  • Klasike
  • muzik e vjetër qytetare
  • Electronike / DJ
  • Film dokumentar “Çarshija e vjetër e Shkupit”

Përshkrim i shkurtër i veprave artistike:

Lista e pajisjeve të nevojshme teknike dhe lokacionet (ekspozitë, hapësirë …)

Numri i pjesëmarrësve:
Data e mbërritjes (për pjesëmarrësit nga jashtë)
Data e kthimit (për pjesëmarrësit nga jashtë)