Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Reagon Ganiu: Punimet në Çarshinë e Shkupit sipas ligjit, nuk humbë autenticiteti

Pas reagimit të qytetarëve nëpër rrjete sociale lidhur me punimet që po bëhen në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu tha sepunimet janë në kuadër të projektit “Promovimi i turizmit”dhe po kryhen me miratimin e të gjitha institucioneve kompetente dhe nuk kanë për qëllim humbjen e autenticitetit të Çarshisë. Ai sqaroi se kalldërmat këtu janë hequr që në vitet ‘70, ndërkohë që kjo që e kanë hequr tani është gurë travertin dhe do të zëvendësohet po ashtu me gurë tranvertin.

Ai i quajti të pavërteta pohimet e disa mediave elektronike se kalldërma 500-vjeçare po shitet nëpër shtete tjera, duke nënvizuar se fillimisht nuk bëhet fjalë për kalldërmë, por për gurë travertin e cila poashtu është karakteristikë e lashtë e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, gurë këta që sipas tij, aktualisht ndodhen në një depo të marrë me qera, të cilat pas klasifikimit do të përdoren për t’u vendosur në  në rrugën Samarxhiska. Ganiu tha se nevoja e zbatmit të këtij projekti është pasojë e dëmtimit të rrugëve të Çarshisë, nga disa faktorë, ndikimet atmosferike, qarkullimi i veturave për mallra, intervenimet e ndryshme joadekuate ndër vite.

Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit
“Rruga e kalasë, është me kalldërma autentike, përndryshe nga viti 70, unë jam i lindur në vitin 78, kur vendoset infrastruktura nëntokësore, kanalizimi dhe ujësjellësi hiqet kalldërma autentike dhe vendoset guri travertin, që ne e kemi largu sot, atë gur e kemi marrë ta klasifikojmë, e përmenda është vendos beton, e ka hup dukurinë dhe pamjen, ata gurë ne do t’i klasifikojmë dhe do të shkojmë tek rruga Samarxhiska”

Projekti parasheh rekonstruim të rrugës kryesore të Çarshisë së Vjetër, gjegjësisht 1800 metra katrorë. Parashihet restaurim të 75 dyqaneve në Çarshi të Vjetër në të cilën janë bërë intervenime joadekuate nga pronarët ose subjektet tjerë që e kanë degraduar trashëgiminë kulturore. Nga Qeveria kanë theksuar se në restaurimin dhe sanimin e pamjes autentike të Çarshisë së Vjetër është treguar kujdes i veçantë për të gjitha procedurat për mbrojtjen e autenticitetit sipas programit të Këshillit Nacional për revitalizim të çarshisë si trashëgimi kulturore të një rëndësie të veçantë.

Qeveria

“Është treguar kujdes për të gjitha procedurat për mbrojtje të autenticitetit të Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe aktivitetet ndërtimore të cilat financohen përmes projektit për konkurrencë lokale dhe rajonale zhvillohet në pajtueshmëri me normat pozitive ligjore për ruajtjen e autenticitetit të Çarshisë së Vjetër të Shkupit”

Këto punime bëhen në kuadër të “Projektit për konkurrencë lokale dhe rajonale“ të financuar me grant nga Bashkimi Evropian dhe i administruar nga Banka Botërore. Çarshia e Vjetër e Shkupit është shpallur objekt i trashëgimisë kulturore dhe është nën mbrojtjen e shtetit. 

Burimi: TvShenja