Qendra Racio realizoi projektin “Stand Up” në Shkollën e Mesme “Saraj” (FOTO)

Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio” ka organizuar projektin “Stand Up” në Shkollën e Mesme “Saraj” në komunën e Sarajit. Para nxënësve të shkollës së mesme performoi artisti i mirënjohur Hasim Memishi- Sopi.

Drejtori i shkollës së mesme “Saraj”, Bedri Gjureci, u shpreh se dyert e shkollës që ai e drejton janë gjithmonë të hapur për ata që zhvillojnë aktivitete në dobi të nxënësve.

“Çdo projekt i cili realizohet në shkollën tonë, është për të mirën tonë, andaj ne jemi të gatshëm të hapim dyert projekteve që kanë për qëllim avancimin dhe ngritjen e kualitetit të nxënësve tanë”, ka thënë Gjureci.

Kryetari i Qendrës “Racio”, Fahmi Osmani, tha se qëllimi i realizimit të këtij projekti është mungesa e aktiviteteve të tilla në qytetin e Shkupit por edhe rrethinën e saj.

“Nuk guxojmë të përqeshim njerëzi, ne i përqeshim fenomenet negative me atë që na të marrim një shembull apo mësim të mirë. Për fenomenet që do të kritikohen duhet të mendoni në shtëpi. Duhet analizuar kritikat që do të jepen duhet të mendohet thellësisht, a thua ndonjë më ka godit edhe mu që të ndryshoj”, ka deklaruar kryetari i “Racios”, Fahmi Osmani.Hasim Memishi-Sopi para nxënësve përqeshi shumë fenomene që janë prezent në shoqërinë tonë, ndërsa këtu përmendi edhe fenomenin e blerjes së notave. /Schoolture.info/