Qendra “Racio” dekorohet për mbështetje dhe pjesëmarrje të suksesshme në projekt interkulturor të BE-së

Qendra për zhvillim edukativ dhe kulturor “Racio” dekorohet me dekoratë për mbështetje dhe pjesëmarrje të suksesshme në projektin “Punime artizanale për program të mësimit interkulturor”. Projekti në fjalë u realizua prej 15 deri 26 Prill në Stamboll të Turqisë dhe është finansuar nga Bashkimi Europian.

Shtete pjesëmarrëse në këtë projekt ishin: Rumunia, Bullgaria, Turqia, Polonia dhe Maqedonia e Veriut.

Përfaqësues nga shteti ynë ishin 8 aktivistë të Qendrës “Racio”.