Një iftar ndryshe/ Nën qiell të hapur në oborrin e Xhamisë Mustaf Pashë, aty ku vlerat shpirtërore mundën materialen

Studentet shkupjan organizuan një iftar të përbashkët në oborrin e xhamisë Mustafa Pashë në Shkup. Ata thonë se ky ishte një iftar modest, që kishte për qëllim të shton afërsinë dhe dashurinë mes njerëzve, gjegjësishtë triumfin e vlerave shpirtërore mbi ato materiale.

“Ramazani – përkujtim, mëshirë, dashuri, modesti, sakrificë, buzëqeshje, pajtim e bashkim. Duke ndjerë mall për një sofër me kryefjalë dashurinë, thjeshtësinë e sakrificën, të rinjtë nga Shkupi duke dashur t’i përqafojnë këto cilësi, inicuan një iftar të hapur pak më ndryshe se rëndom. Iftari u realizua në oborrin e Xhamisë Mustafa Pashë në Shkup në një formë që shton afërsinë dhe dashurinë mes njerëzve. Sofra kishte meny shumë të thjeshtë për të prishur urinë e jo për tu ngopur. Në meny e përfshirë simit pogaça përkujtoi tradicionalitetin dhe simbolikën e ushqimit shkupjan”, thanë për Schoolture organizatorët e ngjarjes.

 Iftari kishte karakter vetparticipimi, mirëpo krahas harxhimeve të mbuluara nga një donator, këto të rinj sakrifikuan xhepin e tyre përsëri.

“Të rinjtë të hollat e mbledhura i dedikuan për fëmijët me nevoja të veçanta. gjegjësisht iu lanë amanet një pjesëmarrësi rëndom në iftar, logoped i cili punon po me këta fëmijësh. Në fund, secilit pjesëmarrës iu dhurua nga një libër, libra të dhuruara njëashtu nga një donator tjetër”, thanë mes tjerash organizatorët.

Iniciues për iftarin ishin: Emine Haxhiu, Zuhri Kamberi, Bujamin Curri, Anila Murati dhe Guxim Braimi. /Schoolture.info/