“Nata e diversiteteve” sonte në “Verën kulturore të Tetovës”

 Në kuadër të “Verës kulturore tetovare” sonte mbahet “Nata e diversiteteve” me interpretues në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Interpretuesit do të marrin pjesë në natyrë në sheshin e qytetit në Tetovë me fillim në ora 19.

“Përfaqësues të grupeve dhe Shoqatave të cilët marrin pjesë në gjuhën maqedonase “Tamburistët nga Tetova”, Studio e baletit “Menada”, Festivali “Mollëzat” dhe Shoqata kulturore artistike “Shën Sava”. Përfaqësues të gjuhës shqipe janë Ansambli “Drita” nga Saraji dhe Ansambli “Jehona e Malësisë” nga Tetova”, informon Jeton Pustina nga Organizata “Vera kulturore tetovare”.

Mbetet të organizohen edhe ngjarje si pjesë e “Verës kulturore tetovare” edhe në tre ditët e ardhshme. Nesër në shesh koncert do të mbajë reperi Gjiko nga Kosova, të mërkurën 31 korrik merr pjesë Elvana Gjata nga Shqipëria. Të enjten në interpretimin përfundimtar në kuadër të aktivitetit është koncerti i grupit tetovar të rok muzikës Elita 5. Të gjitha koncertet fillojnë në ora 20 ndërsa do të ketë pjesëmarrje edhe të di-xhejve.